Pasi e futi në burg, Arbenita shfrytëzon rastin dhe ia merr edhe veturën Feros

Çifti Arbenita dhe Fero kanë qenë më të përfolurit e javës së fundit.

Ata patën një dramë në jetën e tyre, ku Fero u arrestua me akuzën për dhunë në familje, konkretisht ndaj gruas së tij, Arbenitës, përcjell ORAinfo.

Tashmë, reperit të njohur i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Arbenita, duket se tani këto ditë po qëndron në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjilanit.

Por, sot modelja e njohur, Arbenita përmes një postimi të fundit zbuloi se po e shfrytëzon edhe veturën e Feros.