Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, vitin e kaluar kishte bërë disa deklarata të forta në drejtim të reperëve Mozzik dhe Don Xhon.
“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”, kishte thënë ai.
E mbi këtë deklaratë, Vllasaliu kishte marrë reagime nga të dyja palët, si nga Don Xhon ashtu edhe nga Mozzik.
“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, kishte thënë Don Xhoni në një video.
Por më vonë Sinani foli sërish në Ora News për këtë temë, ku mes të tjerash ka potencuar se nuk ka asgjë personale me rep-artistët.