Tomë Gashi, avokat, ka folur në Pressing të T7 për raportin e “Balkan Barometer 2023”, ku kënaqëshmëria e shoqërisë ndaj Qeverisë Kurti është 51.50 për qind.
Teksa komplimentonte Qeverinë Kurti, Gashi ka thënë se Albin Kurti “nuk iu jep kontrata dostave”.
“Albin Kurti nuk është ai që secilit dost që e thirr qoma një kontratë për rrugë, qoma një kontratë për mirëmbajtje që ky veç ia jep”, ka thënë Gashi.
Më tutje, ai ka thënë se sukseset e Qeverisë Kurti janë mbrojtja e sovranitetit, ndërkaq në rrafshin ekonomik thotë se është Fondi Sovran.
Sipas Gashit, kjo kënaqshmëri do të duhej t’i bënte krenarë të gjithë.