Në një kohë që gruri mbetet një produkt i kërkuar dhe nga lufta ruse në Ukrainë, në treg ka mungesa, por që ta zbus këtë është përkujdesur Erlin Lala nga fshati Jubë i Durrësit. Ai ka mbjellë dhe kultivuar drithëra në 137 hektarë tokë.
“Rreth 55 ha janë grurë, 65 ha misër, 5 ha fasule dhe pjesën tjetër jonxhë”, thotë Lala.
29-vjeçari thotë se pasioni i tij është dhe patriotik. Sipas Erlinit, Shqipëria i ka potencialet bujqësore që të fitojë pavarësinë nga gruri i rus.
“Të hamë bukë shqiptare duhet filluar nga infrastruktura duke rregulluar rrugët dhe kanalet kulluese atëherë nuk do të mbesë asnjë copë toke pa mbjellë. Dhe nuk do të kemi nevojë as për Serbinë dhe as për Rusinë”,–thotë për ”TCH”.
Fermerët tanë mbjellin gjithnjë e më pak drithëra, për pasojë vendi ynë furnizohet me grurin nga Rusia, Ukraina dhe Serbia.Varësia mdaj importit në këtë kohë lufte, na mësoi domosdoshmërinë e kësaj kulture bujqësore. Ministria e Bujqesisë duhet ta subvencionojë fermerin edhe për sipërfaqen e mbjellë, kështu edhe konsumatorit buka do t’i kushtojë më lirë se sot.