Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën duke thënë se sa ishin në pushtet “kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat kanë vënë themele për Asociacion, sa herë që janë ndje ngushtë e në rrezik për largim nga pushteti, sot, flasin se si asociacioni na qenka rrezik”.
Bajqinovci thotë se opozita kur e sheh se po u dështon kauza, sipas tij sajojnë filma “të lodhtë”.
Postimi i tij i plotë:
Kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat kanë vënë themele për Asociacion, sa herë që janë ndje ngushtë e në rrezik për largim nga pushteti, sot, flasin se si asociacioni na qenka rrezik.
Çirren për antiamerikanizëm e fryhen plotë shpresë “mos Amerika po na rehaton në pushtet me vazhdu biznesin” e në anën tjetër Senati përfshinë FSK-në si ushtri partnere për stërvitje e operacione të përbashkëta.
Kur e shohin që ja huqin fort me kauza, njëherë sajojnë filma të lodhtë.
Kur e shohin që prapë e kanë bërë skllotë, fillojnë e mendojnë se çfarë reformash po i bën Qeveria me ligjet për reformat në drejtësi, pagën minimale, ligjin që i mbronë qytetarët nga çmimet abuzive me barna dhe Kuvendi zgjedh bartës funksionesh publike të aftë, të pastër, të përkushtuar, çohen e planifikojnë diversion kushtetues kunder vendimeve të mazhorancës që kanë në qendër mirëqenien ekonomike e sociale të çdo qytetari.
Pra, një destruksion antishtetëror malinj i një kaste që shpresën e vetme e ka tashmë në metodën e diversionit me institucione të kapura.
Nuk mundeni. Mund të na vononi vetëm pak kohë. Me na ndalë asnjëherë. E ndërkohë, këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh, kupton dhe natyrisht se do të ja u tregoj vendin.
Kanë me ju rrasë zgjedhje, në orarin e rregullt kushtetues.