Blero Muharremi është përfolur ditët e fundit në media se i ka dhënë fund lidhjes së tij të re të cilën ai e bëri vetë publike.
Shkak janë bërë disa statuse të dyshimta nga këngëtari në Instagram që ngrenë dyshime për ndarje.
Sakaq, së fundmi ai ka habitur me një status ku shkruan se ish-partneret e tij tani janë zënë ndërmjet vete.
“E rënda është që ish-partneret janë zënë ndërmjet vete tani. Kanë harruar që janë X-a”, ka shkruar ai.
Nuk dihet se për kë ishte fjala apo se çfarë saktësisht dëshironte të thoshte 45-vjeçari, por goxha kunjë…