Një arsye e fortë për inspektorët e ATK-së që të kërkojnë llogari nga këngëtarja Shkurte Gashi.
Kjo e fundit para tri ditësh ka qenë në një aheng te martesa e një bashkatdhetari.
Djaloshi që thotë se shpenzoi 700 euro për tri ditë, për lajmi.net foli edhe për shpenzimet e tjera që i ka bërë.
Jo vetëm kaq, ai bëri publike edhe shumën që e fitoi Shkurte Gashi. Artistja e mirënjohur që shpeshherë di t’i “bllokojë” dasmat për kah bakshishet, ka marrë hiç më pak se 8 mijë euro, gjithnjë siç deklarohet qytetari që aksidentalisht u prononcua për lajmi.net.