Ish-missi Daniela Shima, një nga konkurrentet e spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit, me të cilin kishte disa vite e lidhur dhe bashkëjetonin.
E ftuar në “Një gote rose”, ajo tregoi se e kishte kapur mat partnerin në shtëpinë ku bashkëjetonin.
“Unë jam tradhtuar, e pranoj. Është shumë e thjeshtë ta kuptosh kur partneri të tradhton, nuk është njësoj me ty, ndryshon dita ditës. E kapa live duke më tradhtuar. Ai më ka bërë një nder shumë të madh që është larguar nga jeta ime në atë lloj forme. Ça kam pasur ja kam përplasur në fytyrë. Kishte futur një femër tjetër në shtëpinë ku bashkëjetonim. Kisha një çelës kopje dhe i kapa gjatë aktit. Duartrokita i thashë pse s’më morët videografe. Kishte ditë që e kisha kuptuar që po tradhtohesha. Ishte ftohur, ishte larguar, por ishte i zoti i fshinte mesazhet”, tregoi Daniela.