Kosova duhet të ketë kujdes të mos bie pre e Baton Haxhiut e Berat Buzhalës, këtyre maskarenjëve që nuk kanë palsë kurrizore të shëndosh!

A do ta kemi besuar ndonjëherë se do të realizohet ëndërra e jonë shekullore, duke qene aq të etur për ta bërë shtetin tonë, por nuk është e mundur ti besojmë syve dhe veprave tona të shëmtuara se çfarë po bëjmë sot për ta ndërtuar dhe mbajtur sot këtë shtet në këmbët e veta.

Nuk duhet ti harrojmë ato fytyra historike e kombëtare, të cilët e dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për t’ia ndryshuar kahjen dhe historinë këtij vendi nën zgjedhën e robërisë shekullore serbe, apo për të frymuar dhe jetuar një ditë si njerëz të lirë të kësaj bote, dhe si shtet që që e ruan pavarësinë e vet mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së një vendi demokratik.

Si gjithmonë kemi menduar dhe ëndërruar se, po sa ti qelim sytë në liri e demokraci, do ti japim vetës detyra prioritare dhe Kosovën, do ta ndryshojmë për të mirë dhe do ta plotësojmë me gjitha ato që e meriton dhe ka nevojë, e veçmas kur për herë të parë po bëhët shtet i ri dhe demokratik, për të cilin kemi derdh lumenj gjaku për të ardhë deri këtu ku jemi, që pasardhësit tanë të mos nëpërkëmbën më, por ti gëzojnë të drejtat e veta njerëzore sikur njerëzit e botës së lirë.

Edhe nëse nuk mund ti përkujtojmë ato emblema historike të kombit, së paku mos ti përbuzim vlerat e tyre, mos t’a përdhosim gjakun dhe flijimin e njerëzve të historisë tonë kombëtare, pa të cilët nuk do të kishim shtet, as pushtet, nuk do të kishim liri dhe as demokraci, nuk do të kishim Kuvend dhe as Parlament, nuk do të kishim Universitet dhe as një shkollë të lirë në këtë vend.

Mbas përfundimit të luftës të vitit 1999, duke menduar se përfundoj pjesa e kësaj historie të dhimbshme për Kosovën dhe popullin e këtij vendi nën robërinë dhe sundimin serbo-sllav, pjesa tjetër e së cilës i takon periudhës së re e jetës në Kosovë, periudha e lirisë dhe demokracisë, që duhej të fillonte ndryshe dhe me hapa të sigurtë e me një përmbajtje tjetër dhe me pretagonistë të paqës e dijes, dhe pas shpalljes së Pavarësisë, të tregojmë se, Kosova është e zonja e vetëvetës, të mbajë shtet dhe të vetëqeverisë shtetin e vet në liri e demokraci.

Të gjitha këto argumente dhe zhargone fjalësh sëcili qytetar i Kosovës mund ti thotë dhe ti shpjegojë pa hezitim, ndonjëherë me një përmallim atdheu siq janë mërgimtarët, e ndonjëhere me ironi dhe zhgënjim, kur para syve tanë ka zënë të formohet një mjegullirë e pa parë dhe lëmsh i pa kuptimtë i problemeve, fijet e të cilit janë lidhur nyje, që kërkohet zgjidhje e domosdoshme, zhvillimi i të cilit do ta lironte nga një barrë e rëndë që peshon mbi supat e popullit të këtij vendi, sidomos ata të cilët janë të preokupuar me mungesën e kafshatës së gojës, mungesën e papunësisë dhe shumë prej tyre kanë mungesën e mirëqenjës normale njerëzore.

NGA DEDË PREQI

Qytetari i Kosovës, nuk e ka merituar këtë dëmshpërblim, që t’i kthehet në këtë mënyrë, nuk ka menduar se mbas çlirimit nga okupatori shekullor serb, do të nëpërkëmbët nga njerëzit e vendit të vet, ku varfëria pothuaj se përditë e më shumë po shtohet, ndërsa pasuria e paligjshme ka vërshuar në duart e njerëzve të korruptuar, që nuk ngopën edhe me eshtrat këtij popullitt, edhe pse qeveria e Albin Kurtit, ua ka ndalur turin e tyre, por rrënjët i kanë të thella që kanë zënë herët, që në fillim të pushteteve të mëhershme që është udhëhequr nga kjo opozitë e sotme, PDK, LDK, AAK.

Ndër të tjera si komponent i këtyre rrëfimëve të mjerueshme, i bashkangjiten edhe shumë gjëra të tjera, përkatësia e të cilave rrjedh nga njerëzit e një kupole mafioze, të cilët e keqmenagjuan pasurinë shtetërore, duke u pasuruar brenda një kohe të shkurtër me djersën e këtij populli, të cilët në emër të luftës, kinse si çlirimtarë, zunë vende kyqe në Institucionet e vendit, edhe pa merita, kur thëmi pa merita, sepse u bënë me qindra veteran të rrejshëm të luftës pa qenë fare në luftë.

Kosova ka edhe shumë probleme tjera të pazgjidhura me Serbinë, gjegjësisht me serbët në veriun e Mitrovicës, të cilët kërkojnë një autonomi të tyre përmes Asociacionit të komunave serbe, probleme që janë të lidhura zingjir njëra me tjetren, të cilat kanë mbetur pezull deri më tani edhe për shkak të neglizhencës ndërkombëtare, kur Kosova, nuk po trajtohet si viktimë e luftës që shkakëtoi Serbia agresore, por shpeshherë anasjelltas.

Nëse kemi parasysh se kush po pretendon ta fundosë Kosovën në ditët e pavaresisë së saj, apo do ti ndodhte si diçka e pa pritur, në realitet është edhe një jo seriozitet i BE-së, e cila nuk e ka ndjesinë e një përgjegjësie të denjë dhe reale, për këtë arsye aktivitetetet e BE-së, janë të zvetnuara dhe forma të pa kënaqshme, të cilat mbetën të atilla që karikaturojnë imazhin e një pa besie dhe pa zotësie të saj, pa mbështetjen e SHBA-ve, që të vendoset diçka e rëndësisshme në Kosovë dhe rajon.

Kosova, si shtet demokratik, duke marrë përgjegjësinë që i takon, dhe në thelb mbetët e përkushtuar në këtë drejtim, por në këto rrethana duket si e privuar nga përgjegjësia e drejtë përdrejtë, si një kërcënim i hapur që i bëhët nga Serbia, dhe më keq, kur bashkësia ndërkombëtare e ndëshkon me qëndrimet e saj të pa drejta, poashtu edhe opozita e këtij vendi zhveshët nga dinjiteti i saj dhe përgjegjësia që i takon, duke iu vërsulë me ligësitë e saja të neveritshme dhe të gërditshme.

Është e dëmshme dhe e pa pranueshme që një vend mundet të bie nën ndikimin e njerëzve të pa ndershëm dhe të pa cipë, që u mungon karakteri njerëzor, u mungon karakteri edukativ, u mungon ndërgjegja dhe kultura në kuptimin absolut të fjalës, dhe gjithçka do të ishte tragjizëm që politika e Kosovës, të ndikohet nga Baton Haxhiat dhe Berat Buzhalat, të cilët janë produkte të qelbura të mediumeve shqiptare, që kundërmojnë hiq më shumë se tradhëti kombëtare.