Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se tërheqja e Albin Kurtit, ishte e domosdoshme, por shumë e vonshme dhe e pamoralshme.
Ai në DPT te Fidani të T7, tregoi se Qeveria ia ka humbur katër muaj Kosovës.
Pos tjerash, ai tha se duhet të japin përgjegjësi ata që e sollën Kosovën në pikën zero, madje shton se u vendosën sanksione për shkak të papërgjegjësisë.
“Demi që është bërë që nuk ka mundur të thuhet ndryshe përpos se papërgjegjësi. Ka mundur të menaxhohet ndryshe, jo 4 muaj. Kjo është përgjegjësia e humbjes 4-muaj”, ka thënë ai.
Ai tha se VV-ja interesin e ka pasur “vetëm te militantët e Facebookut” e jo të Kosovës. /Gazeta Express