Avokati Besnik Berisha ka thënë se Qeverisë së Kosovës, i ka zbuluar gjoja një skandal, se Kosovës nuk po i shet armë askush.
Për këtë ka reaguar analisti Rron Gjinvoci.
Ai ka thënë se gjoja skandalin e Berishës, është demantuar, andaj “pse një qeveri kish me ndiku në arrestimin e dikujt që demantohet kaq flliqtë e kaq lehtë?”
Postimi në Facebook:
Besnik Berisha po pretendon që ia ka zbulu qeverisë një skandal, që kërkush nuk po i shet armë Kosovës dhe prandaj u arrestu. Ky “skandal” është demantu pa pasë nevojë me arrestu kërkon sepse Kosova jo që ka ble armë, po të fjalës së fundit madje. Pse një qeveri kish me ndiku në arrestimin e dikujt që demantohet kaq flliqtë e kaq lehtë? Që ai me mujtë me thanë po më përndjekin politikisht a? Jo bre se s’osht qaq budallicë qeveria.