Petar Petkoviq për serbin që u lirua sot: Është i katërti që e liruam

Urosh Vukashinoviç, i arrestuar më 19 qershor në Leposaviq nën dyshimet se ka sulmuar gazetarët, do të lirohet nga paraburgimi me kusht këtë të mërkurë. Lidhur me këtë, Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka deklaruar se ai mbetet i katërti i liruar nga ata.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar për lirimin e serbit, Urosh Vukashinoviq.

Me anë të një postimi në Twitter, ai thotë se Vukashinoviq mbetet serbi i katërt i liruar nga ta dhe se një “kauzë” e tillë e tyre, vazhdon ende.

Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviq.

Urosh Vukashinoviç, i arrestuar më 19 qershor në Leposaviq nën dyshimet se ka sulmuar gazetarët, do të lirohet nga paraburgimi me kusht këtë të mërkurë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij ligjor, Nebojsha Vlajiç, i cili ka thënë se janë duke shqyrtuar dokumentet dhe ai do të lirohet gjatë ditës.

“Aktualisht jemi duke i zgjidhur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, tha ai për Kossev.

Vukashinoviqi është i katërti nga tetë të arrestuarit e deritanishëm që lirohet me kusht.

Ndryshe, situatat e tensionuara kanë qenë evidente qysh nga fundi i majit të këtij viti, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Zgjedhja e tyre u kundërshtua dukshëm nga banorët serbë, të cilët mbajtën protesta në vazhdimësi.

Nga këto protesta, gazetarët u sulmuan fizikisht nga ana e protestueseve. Njëherit, atyre iu dëmtuan pajisjet dhe veturat.