Avokati, Besnik Berisha, ka thënë në Pressing të T7, se prokurori Rasim Maloku ka falsifikuar provat kundër tij.
Ai tha se vajza e tij, Erina Berisha që është avokate ka biseduar me bashkëshorten e një klienti të tij për kryerjen e pagesave të shërbimeve, sipas tij ky është shërbim profesional e jo vepër penale.
”Flet vajza ime Erina Berisha me bashëshorten e njërit nga të pandehurit që e kishte lidhur pushteti. Medina Sinani është bashkëshorte e Salih Sinanit“, tha Berisha.
Sipas tij, kjo provë e rrëzon falsifikimin e Rasim Malokut.
Madje ai thotë se prokurori Maloku këtë provë e ka konsideruar si “letra dashurie”.
“Unë i thash prokurorit don talexosh. Prokurori këtë provë e ka konsderuar si letra dashurie. Një prokuroror me një dije mesatare e me një etikë minimale do të duhej ta konsideronte si provë shfajquese”, ka deklaruar ai.