Sigurimi i Spitalit të Gjakovës sot ka sulmuar fizikisht ekipin e Gazetës Nacionale, i cili kishte shkuar për të raportuar për ndërprerjen e të gjitha operacioneve në këtë institucion.
Përderisa gazetarja ishin në afërsi të spitalit, sigurimi i spitalit e ka sulmuar fizikisht kameramanin Arbër Latifi.
Pavarësisht paralajmërimeve të kameramanit dhe gazetares Gentiana Hasani që të mos e prekë kamerën, sigurimi ka kërcënua në mënyrë atë ndryshme ekipin e nacionales.
“Që të gjej material që me ke inxhizu, jep llogari private”, ka thënë ai, duke kërcënuar ekipin.
“Ec jashtë me kamerë e me çka ki. Mos gabo me kthyer knej, se përtokë ta thej”, ka thënë kërcënuar ai.
“Se pacient bohesh në emergjencë. Ndale mos ta thej për krye”, është shprehur sigurimi.
Më tej, ai në mënyrë të dhunshme ia merr telefonin personal gazetares Gentiana Hasani.
“Kush të tha që nuk guxoj, kush të tha?”, ka kërcënua ai gazetaren Hasani.
Më pas ai e ka goditur me shkop në qafë kameramanin Arbër Latifi.
Pas sulmit, kameramani i Nacionales ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratën e tij në Policinë e Kosovës.
Sipas informacioneve, sigurimi që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë.
Rasti është kualifikuar si “Sulm” dhe “Lëndim trupor”.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 12 e 30 në Spitalin Rajonal është raportuar se një gazetare dhe një kameraman ishin sulmuar fizikisht nga një punëtor i sigurimit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një të dyshuar (mashkull i moshës madhore). Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm””, është thënë në njoftimin e policisë.