I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për deklaratën e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, ku ka thënë se ShBA-ja po e përkëledh Serbinë në raport me Kosovën, dhe se nuk po i reagon si ndaj Kosovës.
Escobar tha se kjo nuk qëndron ai tha se ata kanë mbështetur Kosovën edhe pse Serbia ka kundërshtuar në çështjet që administrata i dha dritën e gjelbër Prishtinës.
““Kjo është e gabuar në fakte. Në 60 ditët e fundit kemi qenë në mbështetje të liberalizmi të vizave, anëtarësim të BE-së, Këshill të Evropës, kemi njohur rezultatet e zgjedhjeve, autoritetin e kryetarëve kundrejt kundërshtimeve të Serbisë, kemi sanksionuar shefin e Inteligjencës”, ka Escobar.