Analisti dhe profesori universitar, Sadri Ramabaja, e ka paditur për shpifje dhe fyerje deputetin Mërgim Lushtaku.
Padia vjen pas disa akuzave që Lushtaku ia kishte bërë Ramabajës në një debat televiz, se i njëjti ka lidhje me UDB-në serbe.
“Më 13 korrik 2023, në emisionin PRESSING, TV7, në rrjedhën e minutit 44:15, Mërgim Lushtaku, që ishte në emision në cilësinë e deputetit [PDK], përmes gjuhës së nepërkës që ka kohë zihet në zyrat e SHIK-ut, si dikur në zyrat e UDB-së, tani duke e përdorë si mjet të lufëts speciale ndaj personit tim, ripërsëriti në studio, atë që kanë shpërndarë me kohë gjithandej, për gjoja lidhjet e mia me UDB-në!”, ka shkruar Ramabaja.
Sipas tij, këto akuza në të kaluarën i paraprinin likuidimeve fizike të kundërshtarëve politik.
“Viktimë e kësaj lufte speciale, siç dihet, ishte ideologu i LPK-së, Beajdin Hallaqi, ndërkaq pas luftës edhe një sërë aktivistësh të LDK-së]”.
Ramabaja si kompenzim nga Lushtaku po i kërkon 100 mijë euro.