Kurti nuk shkoi, Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës

Takimi i mbajtur ditën e sotme në Tiranë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket do të mbahet pa praninë e Kosovës në tryezë.

Kjo, pasi kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë ditën e sotme në një sumpozium që po zhvillohet në Greqi.

Megjithatë, Kurti konfimroi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin në Tiranë me anë të zv/kryeministrit Besnik Bislimi.

Por, as Bislimi nuk do të mund të marrë pjesë, pasi është refuzuar për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm për takimin e sotëm.

Ndërkohë që do të marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Borjana Kristo Bosnjë&Hercegovinës Nermin Nikshiç si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, shkruan Lapsi.AL.