Në takimin informal të ditës së sotme, ku u mblodhën liderët e rajonit dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor të këtij viti, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka qenë prezent.
Në një komunikim për mediat të zhvilluar së bashku me gazetarët, një pyetje për Ramën ishte nëse ka keqardhje për mungesën e Kurtit. Kësaj pyetje Kryeministri i është përgjigjur shumë thjeshtë duke thënë që ftesa i është bërë të gjithëve dhe se ka qenë zgjedhje personale kush ka ardhur dhe kush ka munguar.
Gazetarja: A ju vjen keq që nuk ishte vëllai juaj i vogël Albin Kurti?
Rama: Nuk shoh asnjë interes se ishin të gjithë të ftuar, kush donte erdhi kush jo mungoi.
Kryeministri Albin Kurti, ndodhet në Greqi në Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili mbahet për herën e 25-të, ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.
(Xh.H/FaxWeb.al)