Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, është treguar pak i ashpër me vajzat e ftuara në panelin e ditës së sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.
Eda Likaj tha se asnjë nuk hedh në “Instagram” një fotografi ashtu siç e ka bërë në fillim.
“Unë këtë e pranoj. Bëhet si nga meshkujt si nga femrat për të treguar rreth perfeksionit, më afër asaj që ne duam të jemi në të vërtetë. Unë për shembull Instagram-in e përdor për biznes, se më përpara kam pasur një Instagram më biznes”, tha ajo.
Këtu ndërhyn Kristi i cili i thotë:
“Jo moj jo, nuk e përdor për atë. Ti Instagram-in e përdor për të rritur vlerën tënde seksuale në treg, vetëm për këtë. Kjo është esenciale. Duke rritur vlerën e vet, rrit dhe vlerën që i vjen nga pas, në çdo aspekt. Me partnerët që tërheq përmes Instagram-it”.