Me fillimin e sezonit verorë çmimet e pijeve dhe ushqimeve nëpër restorante dhe lokale në Strugë janë rritur dukshëm. Qytetarët ankohen sepse herave tjera ka qenë më lirë ndërsa, tani një kafe makiato është 90 denarë, një pije fresukese 120 denarë dhe një hamburger 220 denarë.
Si janë çmimet?
Cmimet janë shumë të shtrenjta. Këtu te Kamelija afër hotel Drim 120 denarë është një birr e vogël, një esspreso 80 denarë, makiato 90 denarë.
“Relativisht të larta”
“A është shtrenjtë këtu apo, njëesoj si në Shkup? Njëjtë është, një kafe njësoj si në Shkup është njëtë, një birrë këtu është aq sa në Shkup, kafiteria është kafiteri”.
Edhe mërgimtarët që kanë ardhur nga mërgimi habiten se si mbijetojnë qytetarët në Maqedoni dhe si ja dalin, kur dihen të ardhurat mujore.
“Çmimet janë katastofale, dhe ky popull do të vuaj gjithë jetën derisa e ka zënë gjumi. Ky popull duhet të cohet të shohë se çfarë po ndodh në botë. Ky popull është qorruar, nuk ka sy, nuk ka vesh, nuk dëgjon, nuk vepron. Harxhime sa të duash, thuaj sa maltretime keni, jo harxhime, harxhimet ua bimë ne por, nuk e dimë përse, ky është një problem shumë i madh që këtu nuk zgjidhet”
“Të të them të drejtën për mua me xhepin plot nuk është e tmerrshme, por për standardin e këtushëm çuditem se si gjendeni dhe si jetoni, ndërsa lokalet janë përplot. Këtë nuk e di se si ja dalin nga gjejnë pare, ndërsa qajnë se nuk ka nuk e di!”
Qytetarët ankohen se edhe akomodimi nëpër hotele dhe banesa private është shtrenjtuar por, gastronomët dhe hotelierët mendojnë të kundërtën. Sipas tyre Struga dhe Ohri kanë çmimet më të lira, krahasuar me vendet tjera turistike.