Pse Cerberus po “djeg” Europën dhe kur do të ndalet vala e të nxehtit ekstrem?

Evropa po piqet nën diellin përvëlues të valës më të fundit të të nxehtit ekstrem, me potencial që temperaturat t’i kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës.

Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Por, çfarë po ndodh më konkretisht në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë gjatë kësja jave?

Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që shënon 5, e në disa vende deri në 10 gradë Celsius mbi mesataren.

Ka disa arsye përse e gjithë kjo po ndodh. Një zonë me presion të lartë atmosferik është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.

Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut.

Dhe shkencëtarët thonë se gjurmët e ndryshimeve klimatike mund të gjenden në ngjarje si kjo.