Ky është shqiptari që dyshohet se hakoi GTA-në dhe kompani të tjera gjigante

Një 18 vjeçar shqiptar po akuzohet se i ka hakeruar disa kompani të njohura si Uber, Nvidia e po ashtu edhe më pas shantazhimin e tyre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për Arion Kurtajn, ishte pjesë e grupit të hakerëve Lapuss.

Ky grup kishte publikuar edhe pamjet e lojës së famshme Grand Theft Auto 6.

Shqiptari aktualisht po gjykohet për 12 vepra penale, e ndaj të cilit janë ngritur tre akuza për shantazh, dy për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik.

18-vjeçari thuhet se mund të shpëtojë.

Sipas raportimeve, ai i është nënshtruar ekzaminimeve psikiatrike.

Sipas psikiatërve, Arion Kurtaj është i papërshtatshëm për t’u gjykuar.

Ndaj rastit të tij duhet të vendosë një juri, nëse është ai që i ka kryer krimet ose jo.

Thuhet se shqiptari ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet në internet.