Ksamili, pamje nga plazhet e magjishme të tij, u shfaqën së fundi në Times Square, New York.
Duke u quajtur së fundi gjithnjë e më shpesh si “Maldivet e Evropës”, këtë vit Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën.
Por duhet theksuar çfarë aty është bukuri e hijeshi – deti, brigjet – i takon Zotit, Atij që e ka krijuar. Ajo që u takon njerëzve është gjithë probleme. Në vendin më tërheqës për plazh në Shqipëri, infrastruktura e brendshme është në nivele mjerane.
Veç vijës bregdetare, pra plazheve, që gjithsesi ka shpëtuar nga ndërtime të çmendura, pra betonizim, në brendësi të gadishullit nuk është ajo hijeshi që duhej të ishte. Një lloj bathorizimi pa infrastrukturë, ia prish të gjithë magjinë.
Kujtojmë se Ksamili është një qytezë e krijuar në kohën e komunizmit, me të ardhur nga fshatrat, kryesisht të Tepelenës, duke u bërë një hambar agrumesh.
Vetëm pas rënies së komunizmit aty nisi një lloj interesi turistik, i vakët deri në fundin e viteve ’90-të, për të shpërthyer në vitet ‘2000 me krijim nga privatët te plazheve ranorë.
Video: