Sot është parashikuar një nga ditët më të nxehta dhe gjatë gjithë këtyre ditëve është përfolur.
Po ashtu për rreth 1 javë apo 10 ditë në vazhdim, i nxehti do të mbizotërojë në Shqipëri sikurse edhe në shumë shtete të tjera.
Të gjithëve na shkon mendja që të konsumojmë sa më shumë ujë, jo më kot kemi folur edhe këto dy ditë për rëndësinë e tij sidomos gjatë stinës së verës.
Por ka gjithmonë përjashtime dhe i tillë është edhe rasti i nutricionisti 67-vjecar, i cili nuk pi ujë prej disa vitesh, madje as në këto ditë kaq të nxehta nuk tundohet.
Ylli Gramatiku, theksoi se nuk ka pritur ndonjëherë që të shërohet nga ilaçet.
Në një intervistë për media, ai tha se ushqimet luajnë rolin më të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.
“Nuk kam pritur ndonjëherë që të shërohem nga ilaçet. Kam 30 vjet që merrem me ushqimet. Kam kuptuar rolin e ushqimit në shëndet. Në këtë mënyrë kam ecur hap pas hapi. Kam që 15 vite që nuk kam marrë analiza. Mjekët për mua janë shitës ilaçesh nuk të shëron”-nënvizoi ai.