Një video që po bën xhiron e rrjetit ka shkaktuar shok dhe tronditje tek të gjithë. Një shofer taksie në Kinë humbi kontrollin e automjetit të tij duke përplasur një familje.
Ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor dhe pamjet e kamerave janë vërtet tronditëse. Taksia me shpejtësi marramendëse, përplas katër personat e një familjeje, mes tyre edhe një fëmijë i vogël.
Akoma më tronditës është reagimi i personave në stacion, të cilët largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa taksisti dhe pasagjeri që ndodhej në të sillen akoma më të indinjuar, pasi nuk i kontrollojnë nëse personat që përplasi janë në gjendje të mirë.
Familja, burrë e grua, gjyshja dhe fëmija janë shtruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al