Vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën me temperatura që kalojnë 40 gradë. Por në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar ka ‘sulmuar’ diellin me gurë.
Mediat turke të cilat kanë publikuar foto dhe video të qytetarit të prekur nga vapa, thonë se hodhi një gur drejt diellit duke thënë: “Na ke shkatërruar”.
Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.
Ekipet e bashkisë në Adana duke lëvizur nëpër rrugë u thanë qytetarëve me megafon: “Ju lutemi mos dilni jashtë dhe mos rrini në diell, nëse nuk është e nevojshme për shkak të temperaturave të larta të ajrit që janë efektive në të gjithë vendin”.
Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë.