Jeta në Mbretërinë e Bashkuar nuk i rezultoi të ishte siç e kishte menduar dhe dëshiruar.
Atje shkoi ilegalisht duke shpenzuar shuma të mëdha parash madje duke rrezikuar dhe jetën.
Vështirësitë ishin të shumta.
Nisin me mosnjohjen e gjuhës, punën e rëndë në ndërtim e deri te pamundësia për të mos lëvizur lirisht për shkak të mungesës së dokumenteve.
Pas 6 vitesh jetesë e punë atje Fatmir Kastrati vendosi të kthehej në Shqipëri.
Të ardhurat e kursyera gjatë qëndrimit në emigrim i investoi në vendin e tij, në Kukës.
Ngriti një restorant ku të punësuar janë familja e tij dhe banorë të zonës.
Kthimi ka gëzuar së tepërmi prindërit.
Fatmiri thotë se ata ishin arsyeja kryesore që la Britaninë.
Nisur nga eksperienca e tij, Fatimiri iu bën thirrje të rinjve të mos e braktisin Shqipërinë, të qëndrojnë në tokën e prindërve të tyre e të përpiqen të ndryshojnë vendin.