Juristja e mediave Flutura Kusari ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat pëe të vendosur për ankesen e Klan Kosovës kundër siç thotë ajo, vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit.
Në një reagim në Facebook në Facebook, Kusari u ka bërë thirrje mediave që të merren me këtë çështje, pavarësisht fluksit të madh të ngjarjeve që po ndodhin në vend.
Postimi i Kusarit në Facebook
Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesen e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova.
Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi.
Rreziku është serioz dhe real.
Ky nuk është proces administrativ apo i ligjshëm, është proces politik.
E kuptoj që mediat dhe gazetarët janë shumë të zënë me shumë zhvillime por i lus shumë që t’i kushtojnë temë këtij zhvillimi.
Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me Klan Kosova, ka të bëjë me precedentin që krijohet dhe që pastaj mund të zbatohet për të gjitha mediat tjera.