“Tarifa marramendëse” – qytetari publikon faturën e pagesës së parkingut në Aeroportin e Prishtinës

Një qytetar është ankuar për vendosje të “tarifave marramendëse” për shfrytëzim të parkingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas një denoncimi në Facebook të bërë nga një qytetar, Aeroporti “Adem Jashari” i ka vendosur atij tarifë prej 66 euro për tetë ditë shfrytëzimi të parkingut.

Ai ka pretenduar se autoritetet e aeroportit kanë vendosur një ofertë prej 36 euro për secilin që shfrytëzon parkingun prej një javë deri në një muaj, megjithatë ata që nuk janë në dijeni të kësaj oferte, sipas tij, ngarkohen me “tarifa marramendëse”.

“Të gjith ju qe udhtoni jasht Kosoves nga aeroporti “Adem Jashari” dhe do qendroni ma shum se nji javë (Pushime Verore,etj ) afrohuni tek Sporteli ku bëhet pagesa dhe mer nji ofert per 36 € per 1 jav deri 1 muaj Qendrimi ne Aerport me ket vler per shfrytzim Parkingu”, ka thënë ai.

“Nese nuk regjistorohesh per ket ofert mandej te fusin tarifa maramendese, siq me ndodhi mu per 8 dit shfrytzimi te Parkingut pagova bilet parkingu 66€”, ka deklaruar qytetari.