Pas publikimit të audio-incizimit në të cilën është e përfshirë shefja e grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka reaguar deputeti i PDK-së Abelard Tahiri.
Ai ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë personat e lidhur me Milan Radojiçiqin.
“I bëj thirrje prokurorisë së shtetit që të marrin hapat me të gjithë ata njerëz që kanë lidhje me Radojiçiqin.
Sot me gjasë po fillon një etapë e re me Milan Radojiçiq. Sot u hap një epokë e re e cila po tregon një bashkëpinim tuajin me Milan Radojiçiq”, ka thënë Tahiri./Periskopi/