Ekipi i ATV-së ishte në Aeroportin e Prishtinës për të vëzhguar nga afër ardhjet e mërgimtarëve për pushime në Kosovë.
Gazetarja e ATV-të bisedoi me prindërit të cilët kishin dalë ta presin djalin e tyre në aeroport.
Nëna e mërgimtarit thotë se për të është shumë e vështirë që erdhi kjo kohë me i dërgu rininë në kurbet.
“Sot kemi dalë me e prit djalin. Shumë ish vështirë për prindërit me i pasë fëmijët në kurbet, po veç ishalla dëgjomë mirë për ta e i kemi shëndoshë se shumë vështirë që erdhi kjo kohë me e çu krejt rininë në kurbet, se nuk po e qaj vetëm djalin tim, por krejt rininë. Djali ka dalë tash para gjashtë muajsh, por u dashtë me dalë, për një jetë më të mirë”, thotë ajo.
Me të arritur djali i saj në aeroport, ajo shpërthen në lot.
“Sa po gzohna, po e bëj mend që shumë shpejt pesë ditë shkojnë”, thotë ajo. /atvlive.tv