Një qytetar shqiptar ka treguar një histori interesante në lidhje me një akt heroik të kryer nga një i ri shqiptar në Greqi. Qytetari e ka postuar historinë në fjalë tek JOQ, ku shpjegon sesi një hotel luksoz grek mban simbolet shqiptare në hyrje të tij, pikërisht për shkak të aktit të madh që ka kryer i riu shqiptar disa vite më parë.
Për më tepër lexoni historinë e treguar nga vetë qytetari për shqiptarin në Greqi. Më poshtë dhe fotot e simboleve shqiptare në hotelin grek
“Pershendetje JOQ.Doja tu tregoja nje histori ne pamje te pare te pabesueshme, por e vertet.
Une punoj dhe jetoj ne greqi, dhe ne hotelin ku une punoj, ne pjesen hyrese te tij, pra ne recepsion, qendron simboli yne kombetar. Pikerisht ketu fillon cudia, sesi ka mundesi qe ne nje shtet ku historikisht nuk kemi qene dhe aq te mirepritur, qendron simboli yne.
E verteta qendron se para shume vitesh, saktesisht ne 2007 kur nje zjarr i permasave te medha perfshiu nje pjese te greqise, e ku per pasoje mbeten shume te vdekur, ndodh qe nje shqiptar i cili punonte ne ate zone, shpeton 2 femije nga asfiksimi i sigurt. Thuhet se ne ato momente femijet ndodheshin ne shtepi vetem me dadon e tyre, qe ishte rumune, por qe i braktisi pikerisht ne momentet me vendimtare. Aso kohe ata ishin vetem 6 dhe 4 vjec.
Por e gjitha kjo nuk mbaron vetem ketu, pasi personi qe i shpetoi, u kujdes edhe perreth 2 dite duke i strehuar ne shtepine e tij femijet, pasi nuk e dinte se kush ishin prinderit, deri sa me ndihmen e policise u be edhe identifikimi. Pjesa me e dhimbshme ishte se prinderit kishin menduar se femijet ishin vdekur, pasi e gjithe shtepia e tyre ishte bere shkrumb dhe asnje shenj e tyre nuk dukej. Por qe per fatin e tyre te mire, femijet ishin te shendetshem.
Pas disa vitesh, ne vitin 2010, shtetasi grek vendosi te ndertonte kete hotel, (nder te shumtet qe ka), ne nder te heroizmit qe bashkekombasi yne beri i cili ate kohe ishte vetem 24 vjec, dhe sot ai eshte menaxheri i ketij hoteli, fale shkollimit qe mori me ndihmen e zoterise ne fjale.
Ju lutem postojeni, sepse kjo eshte fytyra jone e vertete, dhe jo ajo qe shume mundohen te imponojne duke na bere te dukemi keq ne syte e atyre qe kerkojne arsye per te mos na dashur e pranuar.
Keto jane fotot…Flm”