Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, në foltoren e Kuvendit, gjatë diskutimit për projektligjin e tatimit në pronë, duke thënë se ju ndoshta mund t’a varfëroni vendin, por kurrë nuk do të mund ta sundoni.
“Ju me varfëru këtë vend ndoshta mundeni por me sundu harrojeni, sepse ky vend e ka dëshmuar se nuk sundohet” , ka thënë Musliu.
Musliu ka thënë se Kosovës nuk po i ikin qytetarët që nuk kanë vend pune, por ata të cilëve ju ka humbur shpresa se do të bëhet mirë në këtë vend.
“…Kosova sot po zbrazet po i kin ata qe s’kanë shpresë se do të bëhet mirë në këtë vend, e keni mbështetë qytetarin për muri… Na mund të durojmë si opozitë por qytetari nuk duron. E keni shkatërru Kosovën në çdo dimension nuk keni lënë mik të Kosovës pa ofendu e vini këtu e shitni mend. Ndaleni arrogancën.”
Musliu ka fajësuar Qeverinë për ngritjen e çmimeve në të gjitha sektoret, duke theksuar se çdo tre muaj janë rritur faturat e rrymës.
“Çdo tre muaj janë rritur fatuart e rrymës, ju nuk mundeni me e fal askënd uljen e tatimit e keni obligim moral, sepse e kishit premtim elektoral. Qytetari është lodhur nga kjo qeveri që përveç se nuk bën asgjë për ta edhe i ofendon. Siç ishte rasti me ministrin Murati.” ka shtuar tutje Musliu./Periskopi