Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përplasur ashpër në seancën e sotme të Kuvendit me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Në seancën e sotme kur po diskutohej tatimi në pronë, deputetja Bajrami pati kritika për ministrin Murati. Ky i fundit nga pas, tek ulësja e ministrit, dëgjohej duke i thënë “po rren”.
“Kryetar tërheqja vërejtjen. Unë nuk po rrej. Nëse ka rrenc këtu ai je ti”, ia ktheu Hykmete Bajrami.
Ministri Murati mori fjalën dhe e kritikoi Bajramin se po flet gjëra të pasakta. Këtu shpërtheu sërish debati.
“Bonu burrë. Fjalën që e ke thënë pa mikrofon thuje edhe me mikrofon. Aty the po rren, tash po thu të pasakta”, deklaroi Bajrami.
Murati e akuzoi Bajramin për deklarata seksiste.