Dardha është një bimë nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Kjo bimë rritet në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut.
Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe antioksidantë. Konsumohet së bashku me cipën e jashtme. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë: “Mollët qëroji, dardhët numëroji”. Konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore
Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore. Ndihmon për të ulur presionin e gjakut dhe ul kolesterolin.
Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu për qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Lufton osteoporozën – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.
Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë: Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.