Konjufca ndez të qeshurat tek deputetët: Kam me kërku me ua bo ulëset me ngjitës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duket se ka gjetur zgjidhjen për deputetët të cilët nuk qëndrojnë në vendet e tyre gjatë seancave plenare.

Ai tha se lidhur me këtë, do ta bëjë një kërkesë.

”Një ditë kam me kërku me ua bo ulëset me ngjitës”, u shpreh Konjufca për deputetët, në sallë të cilën edhe u shkaktuan të qeshura.