Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka folur edhe për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes të linjës myslimane-konservatore.
Ai ka thënë se nga disa prej këtyre deputetëve është sulmuar e ofenduar, por i është përgjigur me heshtje.
Kelemndi tha se me këtë deputetë nuk ka kontakt, duke e përjashtuar Gramos Agushollin për shkak se të dytë janë nga qyteti i Pejës.
”Nuk kam kontakte, me ta kurrë nuk kam pas. Përkundrazi disa prej tyre më kanë sulmuar e akuzuar pse nuk isha në vijë me ta me Vetëvendosjen, por kam heshtur. Ofendimet e tyre iu kam përgjigjur me heshtje”, ka thënë Kelmendi në emisonin Majtas jo Djahtas të T7.
Ai po ashtu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke i thënë “ka përdorru strategjinë e mashtrimit për t’i fituar votat e myslimanëve.
Sipas Kelmendit, Kurti nuk respekton myslimanët, duke përmendur pjesëmarrjen e tij në paradën LGBT si dhe pirjes së alkoolit gjatë ditës së ramazanit. /Gazeta Express