Kajtazi: Ah Mimozë, Mimozë mos kështu se je shefe e një grupi patriotik parlamentar

Pas publikimit të audio-incizimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.

Kajtazi, ka thënë Kusarit se “është shefe e një grupi patriotik parlamentar”. Duke aluduar gjithmonë në patriotizmin që Kusari e partia LVV është thirrë.

“Ah Mimoze, Mimoze.. mos kështu e nderuar se je shefe e një grupi patriotik parlamentar.”, ka shkruar ai./Periskopi/