Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkruar një status në faqën e tij në Facebook, ku ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj ka shkruar se Kurti ka ndërtuar një kala prej letre.
Tutje, ai ka thënë se Kurti zmbrapset nga krejt ato që ka thënë e ka premtuar në jetën e tij.
“Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.
Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!” – shkroi Haradinaj.