Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës, Durim Keçit si dhe ndaj disa fytyrave të njohura publike.
Së fundmi, në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këta persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.
“Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.
E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.
”Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.
Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm si kriminelë dhe vrasës.
Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik.