Nëse hani më pak, do të jetoni më shumë, ky është thelbi i një kërkimi shkencor prestigjioz, me të cilin biologu austriak i qelizave Austo Guido Kroemer sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”, transmeton Gazeta Metro. Një vlerësim i promovuar nga rajoni i Lombardisë që i siguroi atij një çek për një milion eurosh, të cilin do të jetë në gjendje ta investojë tek studimi që tashmë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. 70% e këtij çmimi ekonomik, të dhënë nga 15 shkencëtarë të lartë italianë, do të investohen në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Lombardi.
Studimi i Guido Kroemer ka zbuluar një mekanizëm aq të thjeshtë sa është i rëndësishëm: kur i fusim më pak kalori trupit, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë: qelizat e organizmit tonë “hanë” elementët e dëmshëm të pranishëm në trup. Rezultati? Një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës mesatare. Reduktimi i kalorive të marra mënyrë të përditshme, nga sa tregon studimi, aktivizon mekanizmin që degradon proteinat e tjetërsuara dhe e mban kështu organizmin më të shëndetshëm.