Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për skandalin e publikuar për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila dëshmohet të ketë kontaktuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq.
Në postim në rrjetin social Facebook ajo me ironi ka shkruar se me kënd qenka kordinuar shefja e deputetëve të pushtetit Kusari-Lila.
“Nejse, koordinim paska…ama me Milanin”, ka shkruar ajo.