Bislimi jep detaje për ujdinë e arritur me Lajçakun për shtensionimin e situatës në veri

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se me emisarin Lajcak janë marrë vesh për hapat që çojnë në shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Pas një takimi në Bratisllavë, Bislimi thotë se me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e raporteve, që është arritur me Serbinë në fund të shkurtit dhe për zbatimin e aneksit të kësaj marrëveshjeje, për të cilin palët janë pajtuar më 18 mars, në Ohër.

Përve këtij diskutimi, Zv.kryeministri njofton se ka pajtim për shtensionim të situatës. Sipas tij, hapat do të zbatohen në sundim të ligjit.

U takova me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit të saj. U pajtuam për hapat e nëevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe sic parashihet me ligj, duke u fokuaur në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi.