Efi Dhedhes ka ndërhyrë mes dramës së krijuar mes Luizit dhe Deas. Ofendimi i Luizit krijoi një mori reagimesh në rrjet, e pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “Instastory”, duke quajtur turp atë që Luizi bëri.
Teksa tregon se iu është bashkuar platformës “Threads”, ajo thotë se nuk do flasë shumë se mund të bëjë gabime, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratës së Luizit.
“Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime” shkroi Efi.
Gjatë një debati në “Big Brother VIP”, Dea Mishel e quajti Luizin provincial. Deklaratë që duket se atij i ka mbetur në mendje dhe mbrëmjen e djeshme e ka kujtuar gjatë një koncerti në Shkodër.
Luizi tha përpara të pranishmëve se Shkodra nuk ishte provincë, më pas ai bashkë me të pranishmit këndon “O Lulija jonë me limona”.
Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet teksa nuk ka munguar as një reagim nga Dea, e cila e quan Luizin mosmirënjohës duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”.