Kosova po përballet me zhvillime të forta politike, ku vendi ynë është bërë temë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, shkaku i ngjarjeve në veri.
Qeveria Kurti po përballet me persione të shumta, ku përveç presionit të jashtëm, janë edhe partitë opozitare që po e ‘godasin’ në vazhdimësi.
Më saktësisht, PDK, LDK e AAK, tash e një kohë synim kryesor e kanë rrëzimin e qeverisë, ndonëse janë të pafuqishëm në këtë pjesë, pasi nuk i kanë votat e mjaftueshme.
E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.
Së pari, ai u shpreh se qasja e opozitës ndaj Qeverisë së Kosovës është e shëmtuar, ku shqetësimi i tyre i vetëm është ardhja në pushtet.
“Bojkoti i opozitës ndaj qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, është akti më i shëmtuar i një opozite që i bëhet këtij vendi, e cila nuk ka gjë tjetër parpara vetës vetëm brengën e ardhjes në pushtet, dhe me arrogancën e saj të deritanishme pos edhe të largohet nga gjitha aktivitetetet e saj , të cilat ashtu kështu ishin aktivitete të pa dobishme dhe të lodhura, në fakt këtu hasim që në fillim me praktikat e formave të skajshme të një përpjekje të vazhdueshme opozitare kundër një qeverisje normale.
Për fat të keq, këtë opozitë do ta udhëheqin do parashutista amatera politik, të cilët nuk e njohin mirë terrenin dhe zonën e lëshimit, duke mos ditur të lëshohen mirë, vetëm kërcejnë prej së larti me frikë, dhe me përvojat e fituara nga paraardhësit e tyre, të cilët këtij vendi i dhanë më shumë shkatërrim dhe abuzim se sa i dhanë mirëqenie dhe dinjitet të vërtetë njerëzor e shtetëror”, deklaroi opinionisti.
Opinionisti Dedë Preqi.
Gjithashtu, Preqi përmendi se si partitë opozitare gjatë kohës sa ishin në pushtet e keqpërdorën atë përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai tha se jemi në një moment shumë të ndërlikuar dhe nuk është koha për përçarje, por për unitet politik.
“Kush do të thoshte se kjo opozitë kur dikur ishte në pushtet e ka ndërtuar shtetin, kur vegël kryesore të makanizmit të saj e ka pasur korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku dalin përpara shumë fakte që nuk mund të vihen nën kontroll nga keqmenagjimet dhe keqpërdorimi i pushtetit, dhe në përgjithsi është kjo gjendje të cilën qeveria e Albin Kurtit, e ka trashëguar, ku tani për tani politika konceptohet si një lojë e thjeshtë pushtetesh dhe interesash, duke ia lënë fajet njëra-tjetres, por situata e sotme e thotë realitetin, e cila për momentin është shumë e brishtë dhe e ndërlikuar, me ç’rast duhen të lihen anash të gjitha ndasitë partiake dhe përçarjet politike, kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti i vendit”, theksoi ai.
Tutje, opinionisti potencoi se me ardhjen e Osmanit dhe Kurtit në krye të shtetit ndryshoi gjitthckka, ku asgjë nuk do ishte si në kohën kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe AAK.
“Në fillim të krijimit të këtij shteti pati përpjekje të mëdha që t’i jepej këtij vendi një mundësi përparimi dhe zhvillimi të demokracisë, por shumë shpejtë kjo ide e humbi përmbajtjen e saj, kur në krye të pushtetit erdhen plot komandanta të luftës dhe njerëz që u mungonte dija dhe kultura institucionale, të cilëve u humbi busolla, kur ranë në ujra të ndyta dhe qeveria e populli për ta, ishin të dorës së fundit, dhe më rëndësi uzurpimi i tokave dhe pronave të ndryshme, duke krijuar pasuri marramendëse në kurriz të popullit, të cilët ishin vetë njerëzit e kësaj opozite të sotme mbi 20 vite në pushtet, me PDK, LDK dhe AAK.
Dhe me ardhjen e Vjosa Osmanit, në krye të shtetit dhe kryeministrin Albin Kurti, sikur do të ndryshonte edhe qasja e udhëheqjes së këtij vendi, me tipare demokratike e zhvillimore, ku edhe shteti e merr veten në dorë dhe bëhet zotërues i vërtetë i këtij vendi, duke e shtrirë sovranitetin e vet në tërë territorin e vendit, ku bëhët fjalë për veriun e Mitrovicës”, nënvizoi Preqi
Ndër të tjera, ai shtoi se vendi është në një situatë të brishtë, ku po tentohet ndarja e tij përmes protestave të bandave kriminale serbe, të cilat janë nën ndikimin e Beogradit.
Krahas kësaj, ai tha se shteti serb po i armatosë bandat kriminale me veri, me qëllim të krijimit të një lufte të re.
“E vërtetë, sot kemi një situatë shumë të brishtë në veriun e këtij vendi, përshkak se një pjesë e popullit serb të veriut, nën ndikimin e Beogradit dhe Vuçiqit, kanë për qëllim ta ndajnë veriun e Kosovës, përmes Asociacionit të komunave serbe, apo në formën e asaj, që po e përdorin sot, përmes protestave të dhunshme dhe në forma të tjera kriminale, duke e tensionuar këtë pjesë të vendit deri në pa kufi, të cilët po armatosen përditë për të krijuar një luftë të re, sikur edhe me automjete të Ambulancave, duke i bartur armët prej Serbie, duke i futur në Kosovë”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.