Një intervistë e Kylian Mbappe dhënë për “France Football”, ka krijuar shumë reagime te kampioni I Francës.
Ylli francez drejtoi gishtin nga hierarkia e PSG-së për dështimet e vazhdueshme në Ligën e Kampionëve dhe pohoi se është më e vështirë të impresionosh gjatë kohës që luan në Ligue 1.
Ai madje shkoi edhe më larg duke e quajtur PSG-në si një klub përçarës, shkruan Indeksonline.
Për këto komente, RMC Sport pretendon se gjashtë anëtarë të skuadrës i kanë dërguar kryetarit Nasser Al-Khelaifi mesazhe, ku kanë shkruar: “Është një fyerje për klubin.”
Al-Khelaifi u trondit, ndërsa sugjerohet gjithashtu se dy nga këto gjashtë mesazhe erdhën nga nënshkrimet e reja. Milan Skriniar, Manuel Ugarte dhe Marco Asensio kanë mbërritur të gjithë gjatë javës së kaluar.
Real Madrid mbetet klubi më i lidhur me 24-vjeçarin. Presidenti i klubit Florentino Perez mbetet i etur për të sjellë Mbappe në Bernabeu.