Clinton me një video për vizitën në Shqipëri, ka disa fjalë edhe për luftën e Kosovës

Gjatë kësaj jave, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka qëndruar në Shqipëri.

Por ai sërish ka shkruar për Shqipërinë, duke treguar se shteti shqiptar gjatë vitit 1999 strehoi gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, duke e përmendur kështu luftën e fundit në Kosovë që mbaroi me intervenim të NATO’s me ndikim direkt nga Clinton.

Clinton shpërndau një video në Twitter, ku falënderon Shqipërinë për nderimet.

Ai ka thënë se ka festuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

”Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë“, ka shkruar Clinton.