Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me lajmin se akuzohet nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim.
Me anë të një postimi në Instagram, ai ka ironizuar duke deklaruar se në Lushnje u mërzitën kur mësuan se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.
“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas,” shkruan Ejlli.
Sipas FactCheck që prej datës 26 dhjetor 2022 Luizi zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.
Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme.