Eraldo Dunga 13-vjeçari i cili u braktis nga nëna e tij biologjike që në lindje të tij, u rrit nga dy prindër rom mes shumë sakrificash.
Nëna e cili e rriti fatkeqësisht humbi jetën rreth një viti më parë nga një sëmundje, duke e lënë Erladon vetëm me të atin në një shtëpi të rrënuar.
Rasti Erlados u bë publik në Top Channel tek emisioni Shqipëria Live ku kërkohej që dikush t’u vinte në ndihmë tashmë dy burrave të shtëpisë Dunga.
Rasti Erlados nuk ra në vesh të shurdhër, pasi një muaj më parë po në këtë emision sipërmarrësi nga Suedia Julian Skëndaj i cili premtoi se do të vinte dhe do të ndërtonte shtëpinë e tyre.
Skëndaj erdhi dhe vizitoi nga afër familjen Dunga në Lezhë së bashku me familjen e tij për të parë nga afër Eraldon e vogël dhe fazën e punimeve.
Po ashtu në fjalën e tij ai ktheu dhe një herë në vëmendje të mirën që bënë dy prindërit që rriten Eraldon si të ishte fëmija i tij, dhe kjo e mirë u shpërblye tashmë me një shtëpi.
Raste si Juliani tregojnë dhe një herë zemër gjerësinë e shqiptarëve dhe se vendi jonë ka akoma njerëz të mirë e me zemër të mirë.
Burimi: Top Channel