James Dobbins, një zgjidhës i problemeve diplomatike të SHBA-së, detyrat e të cilit përfshinin rihapjen e ambasadës në Kabul pas pushtimit të vitit 2001 dhe më pas kthimin më shumë se një dekadë më vonë si i dërguar i posaçëm gjatë një lufte të rëndë dhe shpresave të venitura për stabilizimin e Afganistanit, ka vdekur më 3 korrik në një spital në Uashington. Ai ishte 81 vjeçar.
Vdekja e tij pas ndërlikimeve nga sëmundja e Parkinsonit u njoftua nga Rand Corp, një institut që Dobbins e kishte drejtuar, qendër që merrej me politikën e jashtme ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan Washington Post, trasnmeton Express.
Përmbledhja e jetës së Dobbins është një hartë e pikave të nxehta në mbarë botën gjatë gjashtë dekadave, duke përfshirë një qëndrim të shkurtër si ushtrues detyre i ambasadorit të SHBA në Afganistan pas pushtimit pas 11 shtatorit dhe si një ndërlidhës diplomatik gjatë operacioneve ushtarake në Somali, Bosnje dhe Haiti në vitet 1990.
Ai kishte një rol në disa rezultate të festuara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj – veçanërisht në Kosovë, e cila arriti pavarësinë në vitin 2008 pas betejave të ndihmuara nga NATO në fund të viteve 1990 kundër forcave nacionaliste të udhëhequra nga serbët.